Evakuim masiv në Oregon, Tramp për vizitë në Kalifornia

Zjarret që po digjen në bregun perëndimor të SHBA-së detyruan dhjetëra mijëra banorë të shtetit federal amerikan Oregon t’i braktisin shtëpitë e tyre, ndërsa gjysmë milionë janë nën urdhrin për evakuim.

Marketing

Për vetëm disa ditë, mijëra shtëpi në Oregon, epiqendra më e re e zjarrit të madh në shtetet e Bregut perëndimor, janë shkatërruar, me ç’rast e humbën jetën të paktën 25 persona dhe u dogj rajonin me madhësi të Nju Xhersit, njofton Zëri i Amerikës.

Të paktën tetë persona e humbën jetën në Oregon, ndërsa guvernatorja Kejt Braun paralajmëroi se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh, duke e pasur se dhjetëra njerëz llogariten të zhdukur në tre qarqe.

Në Kalifornia, Oregon dhe Uashington digjen zjarre, të cilat u shkaktuan gjatë festimit të Ditës së punës, ndërsa cilësia e ajrit dukshëm është keqësuar për shkak të pluhurit.

Shtëpia e Bardhë, në ndërkohë, njoftoi se presidenti Donald Tramp nesër do ta vizitojë kaliforninë dhe do të takohet me përfaqësuesit lokalë dhe federalë,

Pas disa ditëve me temperatura ekstreme të larta dhe erërat e fuqishme, zjarrfikësve pak shpresë u dha era më e lehtë nga Paqësori, prandaj shpresojnë se do të mund të kontrollojnë një pjesë të zjarrit.

Marketing