Evakuohen tre trena në Barcelonë dhe Madrid

Policia në Barcelonë të Spanjës evakuoi dy trena në stacionin kryesor hekurudhor me dyshimin se është vendosur bombë, transmeton Anadolu Agency.

Marketing

Zyrtarët e policisë deklaruan se pas evakuimit të udhëtarëve nga dy trenat në stacionin e trenit në Sants de Barcelona, në vendngjarje janë dërguar ekipet për asgjësimin e bombave.

Zyrtarët njoftuan se trenat e zbrazur janë trenat e shpejtë në linjat numër 3 dhe 4.

Pas Barcelonës, evakuohet edhe stacioni i trenave Atocha në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Marketing