Evakuohet aeroporti në Australi, një person terrorizon me thikë udhëtarët

Një person është arrestuar nga policia australiane për shkak të krijimit të panikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Brisbanes, duke i kërcënuar njerëzit me thikë dhe duke thënë se posedon një bombë. Kjo gjendje ka bërë që të anulohen disa fluturime dhe disa linja të trenit.
Policia e rajonit Queensland ka konfirmuar se personi i dyshuar është dërguar në stacion policor për t’u marrë në pyetje pasi policët më parë kishin kryer kontrolle të sigurisë në terminalin e aeroportit. “Nuk ka dëshmi se incidenti në aeroport është i lidhur me terrorizëm ndërkombëtar. Ky rast është i lidhur me çështje të brendshme”, thuhet në komunikatën e policisë.

Marketing

Drama së pari filloi në departamentin e nisjeve, ku policia i ka evakuuar udhëtarët dhe punëtorët e aeroportit. “Nuk ka pasur persona të lënduar dhe në skenë është vetëm policia. Fluturimet e aeroplanëve dhe lëvizjet e trenave janë ndërprerë tash për tash”, ka thënë policia.

Autoritetet policore e shpallën gjendjen emergjente në aeroport rreth orës nëntë të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u mbyll pas dy orësh. “Isha duke qëndruar ulur në dalje të aeroportit dhe pashë shumë gra duke bërtitur dhe duke vrapuar drejt daljes. Kur u ngrita në këmbë, e pashë një burrë të gjatë që mbante në dorë një thikë të madhe”, tha njëri nga dëshmitarët, shkruan “Brisbane Times”

Marketing