Evertoni i jep leksione Unitedit të Solskjaer, ia rrezikon Championsin

Evertoni e ka turpëruar Manchester Unitedin në “Goodison Park”, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0. Kështu, Unitedi tani rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League për sezonin 2019/20.

Marketing

Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer është mposhtur me rezultat të thellë në “Goodison Park”, nga Evertoni, skuadër që ka humbur më së shumti ndeshje në histori të Premierligës nga “Djajtë e Kuq” (36), raporton Gazeta Express.
Kjo duket se ishte një ndeshje hakmarrëse për ta që triumfuan në shtëpi 4-0, me dy gola në pjesën e parë dhe dy në atë të dytë.

Në 45 minutat e parë, shënuan Richarlison 13’ dhe Gylfi Sigurdsson 48’, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Lucas Digne në minutën e 56’ dhe Theo Walcott 64’, për t’ia komplikuar gjërat “Djajve të Kuq”.

Kjo humbje e thellë e lë Manchester Unitedin në pozitën e gjashtë me 64 pikë, dy më pak se vendi i katërt, që dërgon në Champions League e që është objektivi i “Djajve të Kuq”, por tani gjithçka është më e komplikuar 4 ndeshje para fundit të edicionit.

Marketing