Evitohen sulme terroriste në Maqedoni?

Është evituar sulm terrorist në disa lokacione të Maqedonisë së Veriut, konfirmojnë nga MPB, për TV21.

Marketing

“Ministria e punëve të brendshme pas shkëmbimit të informacioneve operative me vendin partner, në lidhje me planet potenciale dhe qëllime për kryerje të aktit terrorist në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetëse të ISIS-it, ka ndërmarrë masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve, logjisticientëve dhe kryerësve potencial të sulmit.

Me qëllim të parandalimit të sulmit terrorist dhe realizimit të funksioni preventiv, MPB ka përgatitur plan të masave dhe aktiviteteve, me çka siguroi urdhra adekuat për zbatimin e tyre. Pas urdhrave të marrë, në disa lokacione në territorin e vendit, janë bastisur disa vende ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundur. MPB vazhdon të kryej aktivitete dhe të ndërmarrë masa me të cilat punon për sigurimin e qytetarëve”.

Marketing