EVN: Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit

Nga distributori i energjisë elektrike EVN Maqedoni janë prononcuar pas incidenteve të djeshme në Tetovë , ku u dogjën dy makina nën pronësi të kompanisë. Nga EVN theksojnë se kanë mirëkuptim për protestat paqësore edhe pse sipas tyre është e paqartë se pse protestat janë drejtuar kundër tyre.

Marketing

“Dënojmë çdo formë të dhunës dhe vandalizmit. EVN ndërmori masa për mbrojtje të punonjësve të saj dhe pronës. Kemi mirëkuptim për protesta paqësore, edhe pse nuk e dimë pse të njëjtat janë të drejtuara kundër nesh”, thuhet në kumtesën e EVN-së

Marketing