EVN do të jetë kompetente për kyçjen e shfrytëzuesve të rinj edhe pas liberalizimit të tregut të rrymës

EVN elektrodistribuimi edhe pas liberalizimit të plotë të tregut të energjisë elektrike pas 1 janarit të vitit të ardhshëm do të vazhdojë të jetë kompetente për kyçjen e shfrytëzuesve të rinj në rrjetin distributiv.

Marketing

“Në këtë moment EVN elektrodistribuimi po punon në rregulla të reja rrjeti për distribuim të energjisë elektrike të cilat duhet të sillen për një vit nga miratimi i Ligjit për energjetikë, ndërsa ai është qershori i vitit të ardhshëmk, por presim të sillen deri në fund të këtij viti. Komisioni regullator për energjetikë (KRRE) insiston në rregullat e reja të rrjetit në mënyrë që të rritet përfshirja e të ashtuquajturave kyçje standarde dhe të ulet shpenzimi për kyçje standarde”, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Ai, para fillimit të mbledhjes së sotme përgatitore të KRRE-së në të cilën shqyrtohen rregullat për furnizim me energji elektrike që do të vlejnë pas liberalizimit të plotë të tregut, u bëri thirrje komunave në vend të sjellin plane adekuate të hollësishme urbanistike dhe dokumentacion tjetër adekuat planor me qëllim që t’u mundësojnë amvisërove dhe të gjithë konsumatiorëve të tjerë të jenë në suaza të kyçjeve standarde.

Marketing