EVN Maqedoni prijëse e “Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”

EVN Maqedoni është fituese e çmimit “Prijës i Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”. Kompania aplikoi me projektin për arsimim të dyfishtë, gjegjësisht programin “20-20-20” i cili po realizohet në shkollat e mesme teknike në Shkup dhe Gostivar. Projekti është në drejtim të përmbushjes së objektivës për zhvillim të qëndrueshëm – “Arsimim cilësor”. EVN Maqedoni u përzgjodh fituese e çmimit nga ana e Komisionit për evaluim, i përbërë nga profesionist me njohuri të gjëra dhe ekspertizë në fushat e përgjegjësisë shoqërore, zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritet ndërsektorial. Çmimet u ndanë nga ana e asociacionit “Konekt” në bashkëpunim me “Rrjetin e Kompaktit Global në Maqedoninë e Veriut”.
„Kompania jonë është pionere në realizimin e këtij lloji të programit të arsimimit në vend. Shembullin tonë veçmë e ndjekin edhe biznese të tjera. Kompanitë duhet të investojnë në arsimimin formal me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimimit, e njëkohësisht edhe krijimin e fuqisë punëtore konkurruese dhe të vlefshme të tregut të punës. Arsimimi i dyfishtë është investim në të ardhmen e të rinjëve. Pjesëmarrësve të programit ju ofrojmë vende pune pas diplomimit, fakt i rëndësishëm ky për zvogëlimin e papunësisë tek të rinjtë.“ deklaroi z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.
Përndryshe, projekti për arsimim të dyfishtë realizohet që nga viti 2017. Gjenerata e parë e nxënësve e kanë përfunduar arsimimin dhe 15 prej tyre punojnë në EVN. Programi është pjesë e arsimimit të rregullt në SHMET “Mihajllo Pupin” dhe SHMTK “Gostivar”. Mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Nxënësit mësojnë në kabinete plotësisht të pajisura për mësim, ndërsa ushtrimet praktike i realizojnë nën mentorimin e punonjësve të EVN, në poligon posaçërisht të pajisur dhe në terren.
Në këtë thirrje publike morën pjesë kompani dhe individ të kompanive të cilët kontribuojnë në praktikat e përgjegjësisë shoqërore dhe bashkësinë, si dhe në përmbushjen e së paku një nga gjithsej 17 Objektiva për zhvillim të qëndrueshëm.

Marketing
Marketing