EVN mbështet fushatën për mbrojtje nga zjarret

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim gëzoi mbështetjen e EVN për realizim të fushatës për mbrojtje nga zjarret. Qëllimi është i përbashkët: mbrojtja e vendbanimeve, pyjeve dhe burimeve natyrore gjatë periudhës verore kur rreziku për paraqitje të zjarreve është më i madh.

Marketing

Fushata do të zhvillohet nga 15 korrik deri më 15 gusht 2019 në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes edukimit të popullsisë rreth uljes së rreziqeve të paraqitjes së zjarrit, me ndihmën e doracakut edukativ dhe posterit që përmban hapa për mbrojtje në rast të zjarreve pyjore.

Fushata do të përfshijë shpërndarjen e doracakut për uljen e rreziqeve të paraqitjes së zjarrit si dhe vendosjen e posterit edukativ në lokacione qendrore të Qytetit të Shkupit dhe vende tjera të frekuentuara, në pikëpagesa, në hyrje të paqeve kombëtare dhe vendkalimet kufitare, në zonat e piknikut dhe në afërsi të pyjeve. Në këtë akcion do të përfshihen të gjitha departamentet rajonale, përkatësisht 35 departamentet rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në të gjitha qytetet e Republikës.

Synimi i kësaj fushate është që përveç në mënyrë preventive, të veprohet edhe në mënyrë edukative duke ngritur vetëdijen e popullatës për të gjitha rreziqet e mundshme që i sjellin zjarret si fatkeqësi, sepse jemi duke hyrë në të ashtuquajturën „periudhë kritike të vitit për paraqitje të zjarrit në hapësira të hapura’’.

Marketing