EVN shënoi Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve

Me anë të aktiviteteve në më shumë qytete të Maqedonisë, vullnetarët e EVN shënuan Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve më 5 Dhjetor.Grupet vullnetare përkushtuan kohën dhe mundin e tyre në dobi të komunitetit, duke punuar në projekte që u realizuan në Shkup, Veles dhe Gostivar.

Marketing

Në park në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, pranë ndërtesave të banimit, vullnetarët e EVN duke shfrytëzuar gomat e makinave, kabllove elektrike dhe rrotëzave kabllore ndërtuan kënd lojërash për zbavitje dhe rekreacion. Përgjatë autostradës Shkup – Veles u mbollën 2.450 fidane, ndërsa vullnetarët e Gostivarit i zbukuruan hapësirat e Qendrës Ditore për Persona me Nevoja të Veçanta dhe i edukuan anëtarët për rëndësinë e energjisë.

Vullnetar i grupit të Shkupit ishte edhe z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

„Puna vullnetare bëhet me vetë dëshirë dhe vullnetarët për punën e tyre nuk marrin kompensim. Kjo e vërteton se sendet me vlerë në jetë nuk krijohen gjithmonë me para, ndonjëherë për këtë është e nevojshme dëshira, mundi i njeriut dhe idejat. Programi për vullnetarizim i EVN është i veçantë për shkak se punonjësve ju ofrojmë mbështetje të plotë gjatë realizimit të aktiviteteve vullnetare, për akcione që janë relevante dhe në dobi të komuniteteve lokale, siç është edhe ky aktivitet sot.“ deklaroi z. Peter.

Mbështetje të aktiviteteve të projektit „EVN Vullnetarizon“ dha edhe kryetari i komunës Aerodrom, z. Zllatko Marin. Sipas tij, çdo mund i përkushtuar ndaj projekteve të tilla është në dobi të individëve dhe bashkësisë lokale.

Projekti EVN Vullnetarizon realizohet edhe në bashkëpunim të asociacionit qytetar „Konekt“, përfaqësuesi i së cilit Nikica Kusinikova theksoi se EVN është shembull pozitiv për atë se si bizneset duhet të bashkëpunojnë me sektorin civil.
Projekti „EVN Vullnetarizon“ krijoi energji të re në mes punonjësve të EVN. Puna vullnetare kontribuoi jo vetëm për komunitetet lokale në të gjithë Maqedoninë, por edhe në forcimin e shpirtit ekipor të kompanisë.

Deri më tani janë realizuar mbi 30 projekte vullnetare, ndërsa „EVN Vullnetarizon“ e fitoi edhe çmimin kombëtar për praktika më të mira të përgjegjësisë shoqërore për vitin 2018 në kategorinë marrëdhënie me punonjësit. Njëkohësisht e fitoi edhe çmimin kryesor për praktikë më inventive e vitit.

Marketing