Evropa mbyll kufinjtë e jashtëm/ OBSH thirrje qeverive: Të testohet çdo rast i dyshuar

Koroavirusi i rrezikshëm kinez Covid-19 ka detyruar liderët e unionit të marrin masa ekstreme. Presidenti Francez Emmanuel Macron, në një fjalim para kombit, menjëherë pas përfundimit të videokonferencës me liderët e G7, tha se Bashkimi Europian ka rënë darkord për mbylljen e kufinjve të jashtëm të unionit për 30 ditë, duke nisur që nga mesdita e se martes.“Uniteti kombëtar është i nevojshëm për të mposhtur luftën me koronavirusin. Prandaj kemi rënë dakord për pezullimin në 30 ditë të të gjitha udhëtimet mes vendeve jo antare dhe vendeve të BE-së. Qytetarët francezë që ndodhen jashtë vendit dhe që dëshirojnë të kthehen në shtëpi, do të kthehen duke kontaktaktuar me ambasadat dhe konsullatat franceze.

Marketing

Pas njoftimit të Macron, stacionet e trenit në Paris u tejmbushën me njerëz që duan të largohen.

Por mbyllja e kufinjve është propozuar më herët nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, sipas së cilës, çdo masë që zvogëlon ndërveprimin shoqëror, minimizon shanset për përhapjen e virusit.

Ndërkohë koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e 55 personave dhe më shumë se 1500 të tjerë janë infektuar në Britaninë e Madhe. Kryeministri Boris Johnson u bëri thirrje qytetarëve të shmangin çdo lloj kontakti edhe daljen nga shtëpia pa arsye.

Edhe Spanja po përballet ashpër me epideminë ku numerohen 342 viktima dhe rreth 10 mijë persoan të infektuar. Në shtetet e bashkuara situata paraqitet kritike. 93 persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa mbi 4.700 të tjerë janë të infektuar. Disa shtete në Amerikë si Nju Jork, Los Angeles, Masachusetts, Ohio, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se situata është nën kontroll në luftën me armikun e padukshëm, dhe se pandemia mund të mbarojë në muajin korrik ose gusht.

Por koronavirusi ka ngulur kthetrat edhe në Iran, vatra e 3 më e nxehtë e sëmundjes. 853 persona kanë humbur jetën ndërsa rreth 15 mijë të tjerë janë infektuar.

Në mesin e një situate të tillë, autoritetet iraniane kanë vendosur lirimin përkohësisht të 85.000 të burgosurve, përfshirë edhe të dënuarit politikë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Ndërkohë Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka bërë thirrje qeverive të të gjitha shteteve, të kryejnë sa më shumë teste, si mënyrën më të mirë për të parandaluar sëmundjen.

“Ne kemi parë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo një rritje në testet e bëra dhe masave izoluese. Nëse do të luftosh një pandemi, duhet të shkatërrosh zinxhirin e përhapjes. Këtë gjë mund ta bësh vetëm duke testuar dhe izoluar të gjitha rastet. Mesazhi ynë i vetëm është vetëm testimi testimi dhe testimi i të gjithë të dyshuarve”

OBSH ka dërguar më shumë se 1.5 milionë tampon në 120 vende të ndryshme të botës, dhe ka bërë thirrje për të mos neglizhuar asnjë rast të dyshuar.