Evropa po përgatitet të rinisë vaksinimin me AstraZeneca

Franca dhe Italia po përgatiten të heqin pezullimin e vendosur për vaksinën AstraZeneca, pasi rregullatori evropian doli në përfundimin se përfitimet e kësaj vaksine, tejkalojnë çdo rrezik të pretenduar.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur nga  The Times.co.uk.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Dragi thanë se do rifillojnë menjëherë administrimin e vaksinës AstraZeneca, nëse nesër merret miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Ndërkohë që vetë Agjencia Evropiane e Barnave ka deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë shenjë që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca, shkakton mpiksje të gjakut. Kujtojmë se vaksina është injektuar në 17 milionë persona, mes Britanisë së Madhe dhe vendeve evropiane.

17 vende në Evropë kanë pezulluar përkohësisht injektimin e kësaj vaksine. Sipas ekspertëve, ky pezullim do të ngadalësojë imunizimin në kontinent.