Evropë, që nga fillimi i vitit 24 viktima nga dëbora dhe ortekët

Dëbora e madhe dhe ortekët kanë bllokuar pjesë të Evropës gjatë fundjavës, ndërsa numri i të vdekurve në malet evropiane që nga fillimi i vitit ka shkuar në 24.

Marketing

Tre skiatorë gjermanë humbën jetën dje pasdite, ndërkohë që një i katërt rezulton i humbur, pas rënies së një orteku në Lech, lokalitet në perëndim të Austrisë, njoftoi sot policia.
Trupat e tri viktimave, (57, 36 dhe 32 vjeç) u gjetën dje në mbrëmje vonë, pas alarmit të një prej bashkëshorteve të tyre.

Policia e Vorarlberg tha se kërkimet për skiatorin e katërt gjerman, një 28-vjeçar, janë ndërprerë për shkak të motit të keq dhe rrezikut për orteqe të tjera.

Pritet që stuhia e madhe e dëborës të vazhdojë deri të hënën në mëngjes dhe paralajmërimet për ortekë janë lëshuar për disa rajone duke përfshirë Tirolin në Austrinë perëndimore.

Marketing