F1: Vettel thyen agjërimin, Ferrari realizon “dopietën”

Sebastian Vettel ka rilindur në pistën “mike” të Singaporit.
Gjermani është kthyer te fitorja pas një viti falë një strategjie perfekte që e ka lejuar të parakalojë shokun e tij të skuadrës, Charles Leclerc, dhe rivalin Lewis Hamilton me një pit stop të parakohshëm.

Marketing

Katër herë kampioni i botës është mbrojtur më pas me sukses nga sulmet e shokut të ekipit, i cili ka dalë i dyti. Në vendin e tretë është renditur Verstappen (Red Bull), i cili ka lënë mbrapa Hamilton (Mercedes).

Marketing