Fabregas gjithnjë e më pranë Milanit

Cesc Fabregas e ka pranuar se roli aktual i tij te Chelsea nuk është ai që e dëshiron spanjolli, kështu duke rritur spekulimet për transferimin e tij në Milan.
Mesfushori nuk është në preferencat e trajneri italian Maurizio Sarri

Marketing

“E di rolin tim. Fatkeqësisht nuk është ai që e dua”, ka thënë Fabregas.

“Gjithmonë tentoj të bëj më të mirën edhe pse në këtë stinor ende nuk e kam luajtur një ndeshje të plotë me skuadrën e parë”.

“Është një situatë e vështirë për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Ndërkohë drejtori i Milanit Leonardo ka thënë se Milani do ta analizojë mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll.

Fabregas pritet të transferohet në “San Siro” në formë të huazimit në afatin kalimtar të janarit ose si transferim i lirë gjatë verës së ardhshme.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/fabregas-gjithnje-e-me-prane-milanit-605809/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Marketing