Facebook dhe Instagram kanë tani Gjykatën e tyre Kushtetuese

Pas miratimit muajt e kaluar të një dokumenti ku identifikohen parimet e kompanisë dhe rregullat që secili duhet të respektojë, tashmë Facebook, por edhe Instagram do të kenë një Gjykatë Kushtetuese të mirëfilltë dhe të plotfuqishme në disa vendimmarrje.

Marketing

Objektivi i Gjykatës, që zyrtarisht quhet “Oversight Board”, do të jetë ndërhyrja në çështjet më delikate që kanë të bëjnë me dy rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram, duke filluar nga eliminimi i profileve ose faqeve të caktuara deri te cilësimi i temave si urrejtja racore, respektimi i privatësisë, diskriminimi fetar etj.

Kjo iniciativë e krijuesit të tij, Mark Zuckenberg, do të përbëhet nga 40 persona, 20 prej të cilëve janë tashmë të konfirmuar në detyrë.
Bëhet fjalë për personalitete ndërkombëtare, nga vende të ndryshme dhe që flasin 28 gjuhë të botës. Mes tyre ndodhen nobelistja Tawakkol Karman, gazetarë si ish-drejtori i The Guardian, Alan Rusbridger, por edhe ish-kryeministra si ajo e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt.

Po ashtu, profesorë dhe juristë nga universitetet më prestigjioze në botë, si Columbia dhe Stanford.

Sipas zëvendëspresidentit të Facebook, Nick Clegg, institucioni i ri që do të ketë edhe një buxhet rreth 130 milionë dollarë, ka pavarësi në këto vendime, të cilat do të jenë përfundimtare dhe të padiskutueshme nga pronësia.