Facebook do iu paguajë nëse e lejoni të spiunoj në ju

Pasi që kishte kritika të shumta në fillim të këtij viti kur dolën informata se shumë përdorues të saj mes moshave 13 dhe 35 vjet, kishin marrë para nga kompania për të lejuar ata që të i shikojnë të gjitha të dhënat e tyre.

Facebook kishte mbyllur atë projekt. Por tani ka lëshuar një version që është diçka pothuaj se e njejtë.

Sot kompania ka lansuar aplikacionin “Study”, qëllimi së cilës është të studiojë përdoruesit në këmbim të të një pagese.

“Ne po ofrojmë transparencë, dhe do i kompensojmë pjesmarrësit, dhe do të mbajmë të dhënat e tyre të sigurta”, tha Sagee Ben Zedeff.

Facebook nuk ka specifikuar se sa do i paguajë përdoruesit. Sagge shpjegon se në fillim duhet të regjistroheni, dhe pastaj nëse kualifikoheni, do mund të instaloni aplikacionin.

Facebook ka thënë disa herë se do i kujtojë përdoruesve se për çfarë ata do të regjistrohen.

Informata që do të mbledhë kompania nga ky aplikacion janë:

-Aplikacionet e instaluara në telefonin e përdoruesit

-Koha që ata kalojnë duke përdorur aplikacione

-Vendi e përdoruesit, pajsijen dhe llojin e rrjetit etj…

Aplikacioni nuk do të mbledhë të dhëna sensitive si ID i përdoruesit, fjalëkalimet dhe mesazhet.