Facebook gjobitet me 5 miliardë $ për shkelje të privatësisë

A Facebook logo is seen on a smartphone in this photo illustration on November 15, 2017. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)

Komisioni Federal për Tregti i Shteteve të Bashkuara, ka miratuar përmes votimit me shumicë votash një gjobë prej 5 miliardë dollarësh për shkak të shkeljeve të rregullave të privatësisë që ‘Facebook’ i ka bërë në rastin “Cambridge Analytica”.

Marketing

Autoriteti federal amerikan ka filluar të hetojë në mars 2018 kur u zbulua se Cambridge Analytica për qëllime politike kishte ardhur në zotërim e të dhënave nga rreth 87 milionë përdorues të ‘Facebook’. Ky është dënimi më i madh i imponuar ndonjëherë ndaj një kompanie ‘hi-tech’.

Gjoba ndaj ‘Facebook’ është e pashembullt por mbetet relativisht e lehtë për fitimet e mëdha të kompanisë.

Gazetat “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”, raportuan se vendimi për ndëshkimin e rrjetit social u miratua me tri vota, ndërsa dy vota ishin kundër. Raportohet se ky vendim është mbështetur nga republikanët, ndërsa është kundërshtuar nga demokratët.

Marketing