Fajon: Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, para anëtarëve të Komitetit kërkoi votën e tyre për rekomandimin e vizave pas,i siç tha ajo, Kosova ka bërë rrugë të gjatë deri tek heqja e vizave.

Marketing

“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kanë kontribuuar, sepse e di që ka qenë rrugë e gjatë dhe është hap i rëndësishëm për Kosovën që ka qenë e izoluar për një kohë të gjatë. E di sa e vështirë ka qenë dhe e di se sa shumë kanë punuar. Ju ftoj që ta përkrahni Kosovën për liberalizimin e vizave”, ka thënë Fajon para votimit.

Kujtojmë se Ky komitet ka votuar me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Tash do të mandatohet Parlamenti dhe Këshilli Evropian për të vazhduar me procedurat e tjera.