Fajon: Macron zgjohu, trego maturi politike dhe përgjegjshmëri!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Është një turp i madh”, ka shkruar Fajon në Facebook, “Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE-ja të tregojë maturim politik dhe përgjegjshmëri! Liderët e këtyre vendeve I kanë bërë “detyrat” e tyre! Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij dhe të pranojë më në fund celjen e negocjatavë të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishte mesazhi i Fajon.

Marketing

Tanja Fajon arriti ta siguronte në muajin maj një mandat tjetër 5-vjeçar në Parlamentin Europian. Ajo kandidonte në Slloveni për Partinë Social Demokrate. Në këtë mënyrë, Kosova e ruajti raportuesen në PE, ndërsa për Shqipërinë do të caktohet një tjetër pasi Knut Flenckestein nuk arriti të zgjidhej sërish eurodeputet.