Falë angazhimit të drejtorit Muça, qershitë japoneze lulëzojnë edhe në Bit Pazar

Drejtori i NP ‘Parqe dhe gjelbërime’ Ardijan Muça përmes një postimi në rrjetet sociale prezanton bukuritë në kryeqendër të Shkupit. Ky është rezultat i punës së pandalshme të drejtorit Muça.

Marketing

Ai njëherit informon se ky lloj i veçantë i pemëve lulëzon vetëm në dy pjesë të kryeqendrës, edhe atë në Qendër dhe Bit Pazar. Drunjtë që kanë një pamje të mrekullueshme janë qershi japoneze, të cilat janë mbjellë vitin e kaluar.

Postimi i plotë:

A e di çka nuk di? 🙃
Qershi japoneze 🌸🌸 ka vetëm në Bit Pazar dhe në Maksim Gorki në Qendër!
Vitin e kaluar i sollëm edhe në Bit Pazar 😉, i mbollëm dhe sot drurët po lulëzojnë për mrekulli 🥰

Marketing