Falënderimi i Qeverisë për 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

20 vjetori i ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.
E përgatitjet pothuajse kanë përfunduar.

Marketing

“Thank you” është mbishkrimi që mban një baner i gjatë i vendosur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Ajo përveç në anglisht është shkruar edhe në disa gjuhë të tjera.
Falënderimi i dedikohet NATO-s dhe Amerikës për ndërhyrjen 20 vite në Kosovë.

Aktiviteti kryesor, mbetet tubimi qendror në sheshin “Skënderbeu”, përcjellë Indeksonline.
Veçanti e tij është prania e ish-sekretares amerikane, Medeleine Albright.
Vizitën në Kosovë e ka konfirmuar edhe ish-presidenti amerikan, Bill Klinton.

Marketing