Falimentimi i Eurostandard bankës, Rrustemi: Posta nuk mund të paguaj fatura

Pas njoftimit të Bankës Popullore për mbylljen e bankës Eurostandard, Posta e Maqedonisë ka njoftuar se nuk mund të bëjnë asnjë transaksion për operacionet e pagesave të faturave. Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë Veriore, Ejup Rrustemi thot se të gjitha shërbimet e postës në rrjetin e saj i sigurojnë në emër të Bankës EuroStandard dhe për të njëjtën paguajnë tarifë të përshtatshme.
“Për shkak të mos punimit të Bankës Eurostandard, në sportelet e postës nuk mundemi të ofrojmë shërbimet finansiare dhe shërbime të qarkullimit pagesor për shumë qytetar dhe subjekte jurudike, sic janë pagesat e faturave për shërbimet komunale, pagesatt e faturave për energji elektrike, pagesat e pensioneve, pagesat e ndihmave sociale, shërbime të tjera në qarkullimin pagesor pa para të gatshme për deponent të bankë EuroStandard.”, tha Ejup Rustemi, Drejtori i përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”.
Rrustemi poashtu tha se Posta e Maqedonisë së Veriut është në komunikim intensiv me Qeverinë si dhe me bankën popullore si rregullator në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe të pranueshme për të gjithë, dhe mbi të gjitha në interes të qytetarëve dhe kompanive që deri më tani i kanë përdorur shërbimet në sportelet e Postës. Rustemi theksoi së përderisa nuk zgjidheet ndonjë bankë tjetër me të cilën do të bashkëpunojnë për operacionet e pagesave, shërbimet do të jenë të bllokuara.
Falimentimi i Eurostandard bank pamundëson që mbi 130 mijë qytetarë me llogari bankare në këtë bankë të mos mund t’i marrin pensionet, pagat, asistencën sociale apo paratë e kursyera, pasi dyert e kësaj banke tanimë janë mbyllur pasi Banka Popullore I ka hequr licencën. Fondi për sigurimin e depozitave ka bërë të ditur se në afat prej 20 ditësh do të fillojë pagesën e parave për personat fizik deponues nël këtë bankë por jo më shum se 30 mijë euro. Banka Popullore u bëri thirrje shfrytëzuesve të llogarive të Eurostandard të hapin llogari të reja dhe të informojnë punëdhënësin, ndërsa pensionistët do duhet të hapin llogari të re në ndonjë bankë tjetër, më së voni deri më 21 gusht. Afaristi Trifun Kosotovski është ankuar se masat e ashpra të Bankës popullore nuk u kanë mundësuar që të evitojnë falimentimin.
Marketing