‘Falma’ thonë Remzie dhe Nexhat Osmani në këngën e re

Në vazhdën e shumë projekteve muzikore që po publikohen për fundvit, sot radha ka qenë e Remzie dhe Nexhat Osmanit.

Marketing

Këngëtarët e mirënjohur kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri të titulluar ‘Falma’.

Motër dhe vëlla, këtë projekt e kanë realizuar me Alban Arifin në orkestrim e tekst të Sebastjana Brecanit.

Në orët e para nga publikimi, komentet e fansave kanë qenë shumë pozitive për këtë këngë nga dyshja e njohur të cilët përkundër viteve po vazhdojnë të jenë tejet të kërkuar e të pëlqyer nga audienca.