Familja e Ilir Asanit në zi: Ndërron jetë nga Covidi axha Qamil

Sot Maqedonia e Veriut shënoi rekordin e zi të vdekjeve nga Covid-19. Në të gjithë vendin u regjistruan 30 vdekje të pacientëve, mes tyre ishte edhe axha i Zëvëndësministrit të Shëndetësisë Ilir Asani.

Marketing

Zv/ministri e ka njoftuar vdekjen e axhës së tij në llogarinë e facebook-ut.

“Bilanci i sotëm i Covid-19 prej 30 viktimave është shumë i dhimbshëm për mua. Në këtë numër është edhe një njeri që për mua kishte një rëndësi të veçantë. Prehu në Parajsë axha Qamil!”, shkruan zv/ministri Ilir Asani në rrjetin facebook.

Marketing