Familja Fejzullahu merr pasaportën shqiptare

Familja e këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahu, javën e kaluar kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.

Marketing

Ata janë takuar me krerët e lartë të shtetit, pasi janë pajisur me nënshtetësi shqiptare.

Pasaportat e tyre janë nënshkruar nga presidenti Ilir Meta, dhe tashmë të gjithë anëtarët e kësaj familje posedojnë pasaportë shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga një prej kronikave të emisionit Prive.

Udhëtimi i tyre në zonë Schengen tashmë nuk do të përbëjë një problem, duke marrë parasysh lirinë e lëvizjes që posedon shteti shqiptar në këtë zonë.

Megjithëse në këtë periudhë pandemie, udhëtime për në çdo shtet të botës shoqërohen me mjaft vështirësi.

Marketing