Familja Hamiti nga Shkupi jeton në varfëri dhe sëmundje

Katër muret e kësaj dhome të vogël e të errët janë dëshmitar të një storje të dhimbshme që ka për subjekt luftën për mbijetesë. Storja përsëritet çdo ditë, me një dozë të shtuar vështirësie. Në të jeton një çift me katër fëmijë të vegjël, të cilët sapo kanë filluar të njohin botën, me sy kureshtarë e stomak të pangopur.

Marketing

Kush më mirë se nëna e tyre, Mevlude Hamiti, mund të kuptoj dhe të rrëfejë më se mirë vështirësitë për të rritur fëmijët dhe për t’u përgjigjur në pyetjet e tyre, që shpesh here dinë të lënë pa përgjigje një të rritur.

“Krejt të tjerët që na ndihmojnë. Çfarë të bëj. Jam me një dhomë, vet po e shihni, me 2500 den nuk mund t’ia dal. Dy i kam me pampersa, të tjerët jo. Katër i kam me biberon. Djalit i jap qumësht kur kam mundësi, kur nuk ka rri pa qumësht”, deklaroi Mevlude Hamiti, Kryefamiljare.

Ndërkohë, njëri prej 4 fëmijëve, madje edhe këtë duhet ta sheh përmes syzeve, për shkak të ndërlikimeve që ka në të pamurin. Sëmundja I është paraqitur në moshën 1 vjeçare dhe i nevojitet terapi e përhershme, ndërsa për shërim të tyre, nevojitet operim. E familja nuk ka mundësi që t’ia siguroj as njërën as tjetrën.

“Djalin e kam me syza. Duhet ta operoj. Nuk di çfarë të bëj. Nuk kam mundësi. I them se do të shërohesh. Këtu nuk ka ilaçe momentalisht. Ia ka ble shoku i klasës, babai i tij, në Bullgari. Ka edhe në Bullgari edhe në Kosovë”, u shpreh ajo.
Me asistencën e vogël sociale që marrin nuk arrijnë të mbulojnë as kushtet minimale për mbijetesë. Haja kryesore dhe më e shpeshtë në menynë e tyre është bukë dhe pashtetë, që ua sjellin të tjerët.

“Bashkëshorti punon nga pak për fëmijët, por nuk mjaftojnë. Po shkon por nuk mjafton. Më shumë në shtëpi se në punë. Me na ndihmu pak për fëmijët. Spo kemi rrugëdalje askund. Për ushqim po na ndihmojnë të tjerët. Vetëm të jemi ndër kulm. Ta kemi vetëm një dhomë, nuk dua më shumë”, shton nëna Mevlude.

Por, dhoma e vetme në të cilën jeton familja gjashtë anëtarëshe dhe e cila nuk është në pronësi të tyre, megjithatë nuk i ka privuar ata nga shpresa, që një ditë gjendja e tyre të përmirësohet. Prandaj, kjo familje i bënë thirrje bamirësve që të solidarizohen dhe t’i ndihmojnë ata.
Tel: 072 660 479

Marketing