Familja Leskovica nga Shkupi jeton në varfëri ekstreme, kanë nevojë për ndihmë!

“Çka do të bëhesh kur të rritesh e madhe? Police”.

Marketing

“Çka do të bëhesh kur të rritesh i madh? Mjeshtër”.

Duke ëndërruar për këto profesione, Enisa dhe Erduani dëshirojnë që ditët e tyre të fëmijërisë që tashmë po i kalojnë në varfëri të skajshme të mbeten vetëm një kujtim i hidhur. Erduani dëshiron të behet mjeshtër që gjyshes dhe dy motrave të tij t’u ndërtoj një shtëpi të re. Ndërsa, Enisa tha se do të bëhet police që familja e saj gjithmonë të ndjehet e sigurt. Mirëpo, këto dëshira vihen në pikëpyetje pasi arsimimi i tyre akoma nuk ka nisur pavarësisht se janë të moshës 8 vjet e gjysmë dhe 7 vjet. Kjo për shkak të problemeve me certifikatat e lindjes.

“Dua të shkoj në shkollë, të kem libra. Çka do tjetër? Kukulla, shumë i dua kukullat. A di ndonjë shkronjë, a di diçka me lexu? Jo, kurrgjë. Skam libra, veç te kjo dua t’i mësoj shkronjat. Cili numër është ky? Një dhe 2. Deri në sa i ke mësuar numrat? Vetëm këto dy”.

“Hiç nuk shkova në shkollë. Dua shumë të shkoj në shkollë të mësoj. A di ndonjë vjershë? Jo. Dua shtëpinë e bukur edhe plot lojna. Cilën lojë e do më shumë? Vetura”.

Shtëpia në të cilën jetojnë fëmijët bashkë me gjyshen Gjyla Leskovica është thuajse e shkatërruar. Asnjëra nga dhomat nuk i plotëson kushtet normale për banim. Çdo mur është i mykur, dyshemeja e hapur ndërsa tavani i çarë.

“Po e shihni edhe vet se si është gjendja. Po duhet mi mbajt, fëmijët kërkojnë, nuk pyesin a ke ose nuk ke, i madhi qëndron e duron. Fëmijët po lypin, duhet, haja e pija, nuk mundesh të gjitha me u’a plotësu. Po kam dëshirë ta kenë një shtëpi, po e shihni edhe vet, nuk ka nevojë më tregu, shikoni, po doket me sy. Bija ime, kemi mbet kështu për një shtëpi, po duhet..se fëmijët tash po e din se çka do me thënë pasuria, rregulli si është. Unë tash ndjehem dobët, edhe nuk po shoh, çka pritet prej meje, kurgjë”.

Përveç varfërisë, gjyshja Gjyla 78 vjeçe ka edhe probleme shëndetësore me sytë. Shikimi i saj tashmë është dobësuar. Duhet kryer edhe disa intervenime kirurgjikale. Edhe pse të gjendur në varfëri e vuajtje, buzëqeshja kurrë nuk i’u nda fytyrave të pafajshme të Enisës dhe Erduanit. Madje, në këto kushte ata u bën shtëpi dy qenve të pastrehë me të cilët ndajnë çdo vuajtje. Alsat.mk Melihate Rustemi