Familjarët e të zhdukurve nesër në protesta para Kuvendit

Familjarët e të zhdukurve në Maqedoni të Veriut pos dhembjes për të zhdukurit e tyre, tash janë mbushur përplot pezëm edhe ndaj autoriteteve vendore, transmeton Zhurnal.

Marketing

Në shenjë pakënaqësie me punën e autoriteteve shtetërore për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre, ata të nesër (e shtunë) në Shkup do të dalin në protesta për të kërkuar më shumë angazhim nga qeveria për çështjen e të zhdukurve si dhe rritjen e masave të sigurisë për qytetarët.

Nisma për organizimin e protestës « Çka po ndodhë në Maqedoni ? » është marrë nga familjarët e të riut Pineta Sekondo-Pino (26 vjeç), dhe famlijarët e të zhdukurit Arben Asllani të cilët kanë bërë të ditur se protesta do të organizohet para parlamentit nga ora 16:00 deri ora 18:00.

Po bëhen mbi 3 muaj që familjarët e personave në fjalë nuk kanë ndonjë lajm për fatin e saj.