Familjari falë terroristin në Zelandë të Re nëse pendohet dhe konvertohet në Islam

Gruas të cilës iu vranë vëllai dhe prindërit në masakrën e xhamisë në Zelandë të Re, ka thënë se mund të falë sulmuesin Brenton Tarrant nëse pendohet dhe konvertohet në Islam.

Marketing

Familja e Maryam Gul u vra gjatë masakrës në xhami,m mirëpo, ajo thotë se mund ta falë sulmuesin terrorist.

Në një intervistë, Hul tha se pas zemërimit, ajo ka vendosur që të falë Tarrant që la të vdekur 50 mysliman të premten e kaluar.

Ajo thotë se mund të falë, nëse ai pendohet dhe konvertohet në fenë myslimane.

“Dua që ai (vrasësi) të bëhet mysliman dhe të pendohet, dhe të shohë se është e gabuar dhe të kuptojë se sa bukur është Islami”, ka thënë ajo.

Prindërit e saj po vizitonin Zeeshanin për herë të parë nga Pakistani kur u sulmuan bashkë me djalin e tyre.
Ata e kishin parë Zelandën e Re si parajsë.

Marketing