Familje të tëra shqiptare ende pa nënshtetësi në Maqedoni, peripeci dhe vuajtje (VIDEO)

Sevdaim Ceka i lindur në Tetovë, i shkolluar në vendlindje, por pa të drejtë të shtetësisë. Prindërit e tij, gjithashtu të lindur në Tetovë, në mungesë të shtetësie janë detyruar të jetojnë në një shtet tjetër. Sevdaimi mbeti në Maqedoni për të luftuar deri në fund që të sigurojë të drejtën për shtetësi.

Marketing

Naxhie Vlashit 74 vjeçe dhe vajzës së saj 59 vjeçe, u është mohuar e drejta e shtetësisë me arsyetimin se janë të rrezikshme për shtetin. Zonja Vlashi ka më shumë se 50 vite që është martuar dhe jeton në lagjen Drenoc të Tetovës por asnjëherë nuk ka gëzuar asnjë të drejtë që u takon qytetarëve, sigurim shëndetësor, e drejtë vote dhe as e drejtë për punësim. Këto janë vetëm dy nga shumë raste tjera në Maqedoni të refuzimit të shtetësive.

Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit të kërkesës për shtetësi, është DSK-ja e cila sipas Avokatit të Popullit, jep qëndrime të pabaza se kinse të këto qytetarë përbëjnë kërcënim për shtetin. Nga Ministria e Brendshme njoftuan se në procedurë janë rreth 3 mijë kërkesa të qytetarëve për nënshtetësinë. Kryeministri Zaev dhe ministrja e punës Carovska dje premtuan se me ndryshime ligjore do të zgjidhet çështja e personave pa shtetësi dhe atyre që nuk janë të regjistruar askund. Zaev madje premtoi se në Maqedoni nuk do të ketë qytetar i cili do të mbetet pa kujdesin e Institucioneve./Alsat-M

Marketing