Fanellat e reja të Juventusit, të ngjashme me ato të Real Madridit

Dizajnuesi i fanellave të lojës elektronike PES, ka krijuar një grafik për të dhënë një ide se cilat mund të jenë fanellat e Juventusit për sezonin 2020/21, bazuar në parashikimet e ekspertëve që mund të lexohen në faqen shumë të besueshme të Footyheadlines.com.

Marketing

Me shumë mundësi, do të jetë një kthim në vija të zeza dhe të bardha, përcjell lajmi.net.

Fanella do të ketë edhe detaje prej ari, jo vetëm në pjesën e shpatullave dhe në llogo, por edhe në anën e pasme për emrin dhe numrin.

Një fanellë retro që, veçanërisht nëse vishet nga Cristiano Ronaldo, i ngjan shumë njërës prej fanellave të veshura nga ai te Real Madrid.

Marketing