“Fani”, evakuohen mbi një milion persona

Cikloni Fani të premten në mëngjes ka arritur në hapësirën e shtetit indian Odisha, ku paraprakisht u evakuuan më shumë se një milion persona.

Marketing

Autoritetet lokale janë në gatishmëri, ndërsa ekipet për katastrofa janë shpërndarë në disa zona, ndërkohë që pritet që cikloni Fani do të prekë 14 qarqe.

Prabhat Ranjan Mohapatra, nëpunës i Zyrës Speciale për Ndihmë në Odisha, tha se mbi një milion njerëz janë zhvendosur në zona të sigurta dhe se procesi i evakuimit ka përfunduar me kohë.

Erërat e ciklonit lëvizin me një shpejtësi nga 170 deri në 180 kilometra në orë dhe pritet të arrijnë 200 kilometra në orë.