Fansi tenton ta puthë me zor këngëtaren e njohur(Video)

Miley Cyrus përjetoi një moment të sikletshëm gjatë shëtitjes në Barcelonë.

Marketing

Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth kanë kurorizuar lidhjen e tyre me martesë pak muaj më parë.

Për herë të fundit ata janë fotografuar në një hotel në Barcelonë ku Cyrus kishte performuar në Festivalin e ‘Sound Primavera’, shkruan lajmi.net.

Këngëtares i ndodhi një e papritur në momentin kur po futej në veturë bashkë me të dashurin.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale shihet një person teksa tenton ta puthë me zor artisten në praninë e bashkëshortit të saj.