Farkash: Marrëveshja hap rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Evelin Farkash, ish zëvendës-ndihmëse e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së e angazhuar për Evropë dhe Azi në administratën e Barak Obamës, përgjegjëse edhe për politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit, në debatin me rastin e 17- vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit tha se shënimi i sotëm është përkujtues se sa kanë arritur Maqedonia dhe rajoni në përgjithësi në dy dekadat e kaluara.

Marketing

Farkash tha se liderët atëherë kanë kuptuar se në një shoqëri demokratike duhet të ndahet dhe ja tani pas 17 viteve, Maqedonia është në hapin e dytë me atë që me nënshkrimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, liderët me guxim arritën vendim për marrëveshje të mirë që i hap dyert drejt BE-së dhe NATO-s.

Vlerësoi se liderët e Maqedonisë dhe Greqisë thanë “po” për një të ardhme të prosperuar dhe me këtë e përkrahën paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. Ajo i porositi qytetarët që të thonë “po” në referendum vijues.

Farkash theksoi edhe se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë është përgjigje edhe kundër Putinit dhe “putinizmit”. Sipas saj, Maqedonia dhe Greqia duhet të vendosin se çka është e mirë për ta, e jo Kremlini.
Mossuksesi eventual i referendumit në Maqedoni, potencoi Farkash, do të jetë në dëm të demokracisë dhe qeverisjes së të drejtës në Maqedoni.

Ish-gjenerali i armatës britanike dhe ish-komandant i NATO-s në Maqedoni gjatë nënshkrimit të marrëveshjes sër Berni Uajt Stuner tha se firmosja e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë sukses i madh që ka kontribuuar të shmanget jo vetëm luftë qytetare, por edhe vendi të integrohet në institucionet evropiane.

Ai i theksoi ish-presidentin Boris Trajkovski dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti se janë meritor për suksesin e madh për nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Potencoi se Maqedonia stabile është me rëndësi vitale jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe ardhmërinë e Evropës.

Lidhur me referendumin vijues tha se referendumi i suksesshëm do ta sigurojë të ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme, ndërsa mes tjerash edhe do të sigurojë se ajo që ndodhi në vitin 2001 nuk do të përsëritet.