Fati i PSP-së i pasigurt

Edhe krahas asaj se fati i Prokurorisë Speciale është i pasigurt, të dyshuarit megjithatë nuk do të shpëtojnë nga përgjegjësia penale. Sistemi juridik në Maqedoni duhet të vazhdojë me procedurat hetimore të lëndëve të cilat PSP-ja nuk arriti t’i përfundojë, konsideron ish gjykatësja e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, Margarita Caca Nikollovska, njofton Koha.

Marketing

“Është fakt se të gjitha partitë politike janë pajtuar për formimin e PSP-së. Ky është element i fuqishëm për ekzistimin e saj. Minimizimi i saj, siç lexova në një prezantim medial se PSP është e vdekur, unë nuk pajtohem më këtë. Mendoj se të dyshuarit nuk do të mund të lirohen nga përgjegjësia penale në këtë mënyrë. Megjithatë ka sistem juridik që duhet të gjejë mënyrë të procedohen dhe në të arrijnë tek një zgjidhje përfundimtare”, ka deklaruar Caca Nikollovska pas prezantimit të djeshëm të Raportit të dytë monitorues të Këshillit gjyqësor.

Gjykata Supreme, sipas saj, nuk ka kompetenca që ta interpretojë Ligjin për PSP, por këtë duhet ta bëjë vetëm Kuvendi ose Gjykata Kushtetuese nëse është problematike përmbajtja e Ligjit.

Në kontekst të kësaj theksoi se në Ligjin për PSP-në askund nuk qëndron se është e ndaluar ngritja e hetimit pas kalimit të 18 muajve nga marrja e materialeve.

Sipas ish gjykatëses Vera Koco, mendimi juridik i Gjykatës Supreme është juridikisht i papërmbajtur, por megjithatë, siç thotë, do të ketë ndikim ndaj gjykatave më të ulëta.

Javën e kaluar Gjykata Supreme solli mendim juridik në të cilin theksojnë se PSP nuk mund të ngre aktakuzë ose të ndalojë hetimi pas skadimit të afatit prej 18 muajve pasi i kishin marrë “bombat”, afat i cili skadoi më 1 korrik të vitit 2017.

Gjykata Penale Shkup dje kërkoi nga prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski të deklarohet se cila prokurori mundet që në të ardhmen të veprojë si paditës i autorizuar në lëndët e ngritura nga Prokuroria Speciale Publike.
Nga Gjykata theksojnë se, deri në prononcimin e prokurorit shtetëror publik a do të mbeten lëndët kompetencë e PSP-së ose do të ndërmerren nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup në të gjitha lëndët vepron sipas dispozitave të LPP, ndërsa për lëndët e PSP-së janë marrë pas skadimit të afatit për të cilin mendim dha Gjykata Supreme e RM-së, se cilat janë urgjente do të vendosin këshillat kompetent penal, me qëllim që të mos vjen deri në vonesa të panevojshme. (koha.mk)

Marketing