Fati mahnit Spanjën

Spanja shkëlqen në Madrid, duke mundur 4-0 Ukrainën e Shevchenkos dhe fluturon në krye të grupit.

Marketing

Në stadiumin “Alfredo di Stéfano”, ndeshja foli menjëherë për Furinë e Kuqe ku pas vetëm një minutë e gjysmë, Krivtsov bën një faull të dukshëm ndaj Ansu Fati.

Arbitri akordon penalltinë e cila transformon në gol nga kapiteni Sergio Ramos. Mbrojtësi i Realit dyfishoi shifrat kur u mbush gjysmë ore lojë pas krosimit të Olmo.

Me këtë dopietë, Ramos ngjitet në kuotën e 23 golave me Spanjën, duke u bërë mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola me fanellën e një ekipi kombëtar, duke thyer rekordin që u mbajt nga Daniel Passarella.

Në aksionin e radhës Ansu Fati blindoi fiotren, duke u bërë shënuesi më i ri në historinë e ekipit kombëtar të Spanjës. Në fraksion e dytë, Spanja administroi lojën dhe në fund Ferran Torres kompletoi pokerin.

Në ndeshjen tjetër të Grupit 2, Gjermania nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Zvicrës. Megjithatë ekipi që do të pendohet më shumë për mungesën e suksesit është Zvicra, pasi zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Pas 14 minutash pancerat kaluan në avantazh me Gyndogan, pas një inistimi në zonën e Zvicrës. Ky fraksion u mbyll në pjesën e dytë.

Në fraksionin e dytë Zvicra vendos barapeshën. Embolo hyn në zonë nga e majta dhe i shërben Vidmer, i cili, me të majtë mposht portierin Leno.

Vendasit ushtrojnë presion dhe 5 minuta nga fundi i shkuan shumë pranë avantazhit, goditja e dënimit e gjuajtur nga Xhaka devijohet në kënd nga Leno. Në fund sërish Xhaka tenton, por ndalet nga shtylla.

Në ndeshjet e tjera, Uellsi mundi në sekondat e fundit 1-0 Bullgarinw me gol të Uilliams dhe udhëheq grupin 4 të ligës B me dy fitore. Në vendin e dytë renditet Finlanda, pas fitores 1-0 në irland. Rusia shkëlqen në Hungari duke fituar 3-2, ndërsa Serbi-Turqi u mbyll 0-0.