Fatjon Jusufi për një “Shkup” më të fortë, priten edhe blerje tjera

Fatjon Jusufi është përforcimi i parë i FC Shkupit në merkaton e verës. Futbollisti 23 vjeçar me klubin nga Çairi ka firmosur kontratë një vjeçare, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër nëse palët mbeten të kënaqura.

Marketing

Ai është prezantuar nga klubi “bardhekaltër”, ndërsa është shprehur i kënaqur me marrëveshjen arritur, duke shpresuar në suksese të mëdha. Jusufi karrierën e ka nisur te skuadra e Renovës, ndërsa ka qenë pjesë e Partizanit të Shqipërisë për një kohë të shkurtë dhe së fundmi ka luajtur me Shirakun e Armenisë.

Nga FC Shkupi kanë bërë të ditur se ditëve në vijim do të zyrtarizojnë edhe blerjet e reja.