Fatkeqësi e rëndë rrugore në Gostivar!Humb jetën një polic, një tjetër lufton për jetën

Një aksident i rëndë ka ndhour sonte në Gostivar ku si pasojë e lëndimeve një person ka ndëruar jetë ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë shendëtsore.

Marketing

Nga SPB-Tetovë njoftojnë se sonte rreth orës 19:00 në autostradën Tetovë – Gostivar, pjestarët e policisë së trafikut-Gostivar P.GJ dhe F.SH deri sa kanë qenë duke siguruar vendin e ngjarjes të një aksidenti trafiku të ndodhur paraprakisht në mes dy veturave, pjesëtarët e policisë i ka goditur vetura “Ford Focus” me targa të Kërçovës, ku polici P.GJ ka humbur jetën ndërsa F.SH ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Gostivarit.

31 vjeçari me inicialet R.SH nga fshati Greshnicë e Kërçovës i cili ka drejtuar veturën e markës “Ford Focus” është privuar nga liria.

Marketing