Fatkeqësi e rëndë komunikacioni në Ferizaj

Një afatkeqësi trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini. “Sot rreth ores 07:00 te mengjesit ne fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira 3 automjete civile. Në aksident janë lenduar tre persona ( tre vozitësit e veturave ), mirëpo fatmirsisht lëndimet nuk janë serioze sipas mjekeve kujdestar dhe pas tretmanit mjekësor te tre të lënduarit janë liruar nga Emergjenca e Ferizajit dhe momentalisht janë duke u intervistuar në objektin e Policisë së Kosovës ne Ferizaj”, ka konfirmuar Hajdini. Sipas policisë shkaktar i aksidentit ishte ku njëra nga veturat ka bërë tejkalim të pasigurt me ç’rast është ndeshur me dy veturat tjera.

Marketing
Marketing