Fatkeqësi në Gostivar, i bie shufra metalike në kokë dhe vdes

Një banor i Gostivarit ka vdekur nga lëndimet e marra në kokë kur nga një kamioni në kalim i kanë rënë shufra metalike mbi automjetin e tij.

Marketing

Sipas SPB Tetovë aksidenti ka ndodhur rreth orë 13 në rrugën “Ilindenska” në afërsi të ish “Zhito Shar” në Gostivar. Nga automjeti i ngarkuar “mercedes” me targa të Gostivarit , që e ka drejtuar B.S (58) gjatë kalimit me automjetin për udhëtim “opel frontera” që e ka drejtuar D.XH (48), ka rënë shufra metali dhe e kanë lënduar në kokë.

I lënduari me automjet të ndihmës së shpejtë është transferuar në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” por menjëherë pas kësaj ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë me pjesëmarrjen e prokurorit publik dhe ekipit të Stacionit policorë Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet autopsi.

Marketing