Fatkeqësia e rëndë e komunikacionit në rrugën Shkup – Tetovë mes lajmeve të para në rajon

Mediat në rajon njoftojnë për fatkeqësinë e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur në rrugën Shkup – Tetovë dhe ku, tani për tani, sipas informatave zyrtare, jetën e kanë humbur 14 persona.

Marketing

“Publikohen hollësira për fatkeqësinë e tmerrshme, ku jetën e kanë humbur të paktën 14 persona”, “Nga rrokullisja e autobusit në Maqedoni 14 të vdekur: edhe katër persona po luftojnë me jetën”, “Publikohet shkaku për tragjedinë në Maqedoni”, janë vetëm disa nga titujt në edicionet e shtypura dhe elektronike të mediave serbe, kroate dhe boshnjake.

“Shumë është e dhimbshme kur sheh si njeriu në vitet e tuja i thot lamtumirë kësaj bote, duke kërkuar ndihmë: Dëshmi të tmershme nga autobusi i vdekjes në Tetovë”, shkruan Telegrafi.rs.

“B92”, njofton se Qeveria e Maqedonisë ka shpallur dy ditë zie për shkak të fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit në rrugën Shkup – Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.

Gazeta serbe “Novosti” i referohet mediave lokale dhe shkruan se “deri te fatkeqësia ka ardhur pasi autobusit ju ka shpuar goma, për të cilin shkak shoferi e ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në anën e kundërt të rrugës, duke e depërtuar rrethojën mbrojtëse, pas çka është rrokullisur në humnerë”.

“Në rrugën Shkup – Tetovë” te vendi Karpallak është rrokullisur autobus me gjithsej 51 udhëtarë, prej të cilëve 14 e kanë humbur jetën. Emrat e viktimave ende nuk janë publikuar pasi në vijim është identifikimi i tyre në institutin për mjekësi forenzike”, njofton “Veçernji List”.

Me titull “Bilanc i përgjakur i tragjedisë së tmerrshme në Maqedoni”, gazeta “Sllobodna Bosna” shkruan se në fatkeqësinë janë lënduar 30 persona, ndërsa pesë janë në gjendje kritike.

“Dëshmitar i fatkeqësisë në Maqedoni: Vinte era naftë, dëgjohej vaj, ishte tmerrshëm”, është shkrimi që e ka publikuar “Indeks.hr”, ku qëndron se, sipas dëshmisë së të pranishmive, vendi i fatkeqësisë dukej tmershëm, ndërsa deri në ardhjen e shërbimeve urgjente, të lënduarve u ka ndihmuar popullata lokale.

Marketing