Fatkeqësia në Turqi, së paku 24 të vdekur

Numri i personave të vdekur në fatkeqësinë hekurudhore në Turqi është ngjitur në 24, ndërsa janë lënduar janë 338 njerëz.

Misioni shpëtimtar ka përfunduar mëngjesin e sotëm dhe të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital.

Pesë vagonë të trenit me udhëtarë dolën nga binarët në provincën Takirdag në veriperëndim të Turqisë në afërsi të kufirit me Greqinë.

Treni ka nisur nga Stambolli, ndërsa fatkeqësia ka ndodhur në afërsi të fshatit Sarilir. Arsyet e fatkeqësisë tani për tani nuk janë kumtuar zyrtarisht, por sipas televizionit Si-En-En të Turqisë, ajo është shkaktuar gjatë rrënimit të urës.