Irfan Asani: Të respektohet sinjalizimi në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore

Me tre raste të vdekjeve dhe tre persona të lënduar kanë përfunduar dy nga katër fatkeqësitë në hekurudhat e vendit nga fillimi i vitit, ndërsa Ndërmarrjet hekurudhore kanë regjistruar edhe dëme materiale.

Marketing

Këto të dhëna janë vazhdimësi e gjendjeve nga vitet e kaluara, ku po ashtu janë evidentuar aksidente të shumta edhe krahas apeleve në kontinuitet nga institucionet për disiplinë më të madhe të vozitësve.

Në komentin e aksidentit të fundit me tre të vdekur që ndodhi në fund të muajit të kaluar në Romanovc të Kumanovës, drejtori i NP, Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura, Irfan Asani apeloi që maksimalisht të respektohen sinjalizimi në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.

“Fatkeqësitë janë rezultat i pakujdesisë gjatë afrimit dhe kalimit në udhëkryqet e hekurudhës me infrastrukturën rrugore, por edhe kalimi i vozitësve në të ashtuquajturat kalime ilegale”, ka thënë Asani.

Sipas tij, përgjatë hekurudhës ka sinjalizim e cila është në funksion gjatë gjithë kohës.

“Shpeshherë dëgjoj se semaforët nuk kanë punuar, dhe për këtë ka ardhur deri te fatkeqësia. Kur semaforët në kalimin rrugor nuk punojnë, atëherë punojnë semaforët, që nënkupton se treni nuk kalon në të kuqe, por do të ndalet dhe do të kalojë vendkalimin pasi të sigurohet se mund të kalojë. Nëse në atë rast kemi problem, atëherë në stacionin e fundit merr sinjalin nga drejtuesi se në atë vend dhe në atë rrugë ka problem të natyrës së caktuar dhe kalohet në kalim mekanik, pra treni ndalon dhe pastaj vazhdon me shpejtësinë prej pesë kilometra në orë”, ka sqaruar Asani, duke potencuar se kalimi në semaforin e kuq është shumë i rrezikshëm dhe me pasoja të tmerrshme.

Para secilit nga 300 vendkalimet legale rrugore, shton ai, kemi shenja stop dhe kryq Andrein, si kategori e parë, stop, kryq Andrein, semaforë, sinjalizim të zëshëm dhe me dritë, si kategori e dytë dhe si kategori, stop, kryq Andrein, sinjalizim të zëshëm dhe me dritë dhe rampat.

“Këto janë tre lloje të sigurimit të kalimeve rrugore të cilët në pajtueshmëri të Ligjit dhe lejes për ndërtim janë pjesë përbërëse e sistemit hekurudhor jo vetëm tek ne, por edhe në të gjithë shtetet e tjera”, thotë Asani.

Apelon deri te shoferët që të mos i shfrytëzojnë kalimet ilegale që nuk janë pjesë e sistemit hekurudhor dhe nuk janë të sigurta. Pjesa më e madhe e aksidenteve viteve të kaluara kanë qenë pikërisht nga kalimi nëpër kalime ilegale, të cilat njerëzit i shfrytëzojnë duke dashur që të mbërrijnë më shpejtë deri në vendin e caktuar.

Nëpër gjatësinë e hekurudhave në territorin e Maqedonisë janë sendërtuar pajisje sinjalizuese-sigurie dhe telekomunikuese, stacione dhe shenja sinjalizuese në pajtueshmëri me Ligjin për siguri të komunikacionit hekurudhor dhe rrugor. Në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, të gjithë vendet janë të pajisura me nivel adekuat të pajisjes sinjalizuese kur në nivel kryqëzohen shiriti hekurudhor dhe rrugor.

Si pasojë e aksidenteve, Ndërmarrjet hekurudhore në periudhën e kaluar shënojnë dëme materiale të pajisjes hekurudhore dhe të automjeteve qarkulluese. Buletinet e policisë regjistrojnë raste të vjedhjes së pjesëve nga hekurudhat, si dhe gjuajtje me gurë nda trenave, që reflekton në sigurinë në komunikacion.

Marketing