Fatmir Dehari: Në Kërçovë nuk ka të infektuar, bëj thirrje për kujdes dhe angazhim

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot informoi se në bashkëpunim me Departamentin e Punëve të Brendshme dhe institucionet shëndetësore, janë marrë të gjitha masat për ballafaqimi me Kovid-19.

Marketing

“I kemi marrë të gjitha masat dhe falë ndërgjegjësimit të lartë të qytetarëve tanë, përkushtimit dhe disiplinës, masat padyshim japin rezultate, sepse deri më tani, për fat të mirë, nuk kemi të infektuar në komunën tonë”, theksoi Dehari.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe, siç tha ai, nuk duhet të qetësohemi në asnjë moment.

Në Kërçovë respektohen masat e Qeverisë, ndërsa ditët e fundit nuk ka pasur shkelje të masës së vetizolimit.

Nga stacioni policor i Kërçovës informojnë se është ngritur padi penale kundër 39-vjeçarit B.M. nga Kërçova, i cili rreth orës 3 të mëngjesit, ishte duke udhëtuar me makinën e tij nga Makedonski Brod për në Kërçovë dhe nuk e respektoi masën e qeverisë për kufizimin e lëvizjes gjatë orës policore.

Marketing