Fatmir Dehari paraqet projektet në Kërçovë (Foto)

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka theksuar se të gjitha punët infrastrukturore në pjesën e Kërçovës së vjetër, janë bërë sepse e qytetarët meritojnë.

Marketing

Ai ka shkruar në rrjetin social se qytetarët i do me punë.

Postimi i z. Dehari në fb:

Duke ju dëshiruar natë të mirë dhe të diel të mbarë, po Ju sjell disa pamje nga pjesa e vjetër e qytetit, tani krejtësisht e ndërtuar!
Sistemi i ri i rrjetit të ujit për pije,
Sistemi i ri i ujërave të zeza,
Sistemi i ujrave atmosferik për herë të parë,
Asfaltimi i rrugëve në të gjithë zonën,
Ndërtimi i të gjitha hapësirave për këmbësorët,
Krejtësisht ndriçim i ri publik në të gjitha rrugët dhe parqet,
Mbjellja e drunjëve dhe rregullimi i parqeve!
Për qytetin që e meritoni!
Ju duam me punë!