Fatmir Etemi filloi ndërtimin e ndërtesës në lagjen Aerodrom

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se nuk do të ngrisë procedurë për lëndën në fjalë, investitori shqiptar Fatmir Etemi, sonte ka filluar me ndërtimin e objektit, shkruan Fakte. Ai ka filluar me vendosjen e gardhit mbrojtës dhe punëve tjera përgatitore.

Marketing

Edhe pse Etemi i kishte të gjitha dokumentet e nevojshme, të marra nga pushteti i kaluar lokal, banorët nuk lejonin të njejtin të ndërtojë, me arsyetimin se po zvogëlohen hapësirat e gjelbërta në këtë lagje.

Investitori shqiptar u premtoi fqinjëve se do investonte 1.5 milionë euro për gjelbërim, por edhe kjo nuk mjaftonte. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese, shuhen të gjitha arsyet për pengimin e ndërtimit, dhe i njejti që sonte ka filluar.

Marketing