Fatmir Etemi: Nuk heq dorë nga planet afariste

Ndërtesa nëntëkatëshe në “Majçin Dom” në Aerodrom nuk do të ndërtohet. Kryetari i komunës Zllatko Marin është kategorik në qëndrimin e tij. Negociatat që po vazhdojnë me pronarin e parcelës, kryetari i komunës, Marin, pret të përfundojnë me një rezultat pozitiv për banorët e komunës së Aerodromit, të cilët janë kundër ndërtimit të një objekti banimi.

Marketing

Ai thotë se ligjërisht nuk mund të vendosin moratorium për ndërtimin e banesës por mund t’i kthejnë fondet e investuara prej rreth gjashtë milionë eurosh.

Rezultat pozitiv është që atje të mos ketë ndërtesë, ky është qëndrimi im i pandryshuar. Asnjë markë e vetme nuk mund të fshihet, por vetëm mund të ritet gabariti i tij- pohoi Zlatko Marin – kryetar i Aerodromit.

Biznesmeni Fatmir Etemi, nga ana tjetër, i cili është pronar i parcelës në Bulevardin “Jane Sandanski”, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga planet afariste. Ndërtesa do të ndërtohet, shprehet për Alsat M. Në të kundërtën, nëse komuna vendosë për ndonjë anulim të Planit të Detajuar Urbanistik, autoritetet do të dërgojnë sinjal negativ deri te investitorët vendorë. Situata është komplikuar në mënyrë plotësuese meqë tashmë janë paguar katër banesa në proces të ndërtimit të objektit.

Për këtë parcelë ka Plan të Detajuar Urbanistik që është në fuqi dhe ne kemi leje të plotfuqishme për ndërtim dhe nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga e drejta jonë që na është garantuar me Ligj dhe me Kushtetutë.

Meqë kemi leje për ndërtim dhe me këtë kemi të drejtën e shitjes së banesave, tashmë jemi duke shitur banesa- tha ndërtuesi Fatmir Etemi.

Pasi investitori e rrethoi truallin filloi me punë ndërtimore, një pjesë e banorëve të Komunës së Aerodromit dolën në protestë kundër ndërtimit të shumëkatëshes së re në këtë lagje.

Arsyeja kryesore për këtë është premtimi parazgjedhor i kryetarit aktual të komunës Zllatko Marin i cili pohonte se ndërtesë te “Majçin dom” nuk do të ndërtohet. Megjithatë, ndërtimi filloi, por pas protestave, nga e mërkura e kaluar punët ndërtimore janë ndërprerë për 15 ditë për shkak të konstatimeve nga inspektorati shtetëror për mangësi në kantierin e ndërtimit.