Fatmir Limani vazhdon të marrë rrogën prej gati 1300 euro

Akuzon pandërprerë partinë që e ngriti dhe i dha funksion prej vitesh ndërsa nuk e lëshon akoma postin që ka aktualisht, atë të zv.drejtorit në ELEM, dhe që merr një pagë gati prej 1300 euro shkruan TetovaSot.Ky është Fatmir Limani i cili përvec këtyre ai kërkon edhe një dëmshpërblim prej 15.000 euro.

Marketing

Ditë më parë Limani pati deklaruar se kishte urdhëruar partinë ta zëvendëson nga posti, por siç duket ai vet nuk ka dorëzuar dorëheqje në institucionin ku ende vazhdon të jetë zv.drejtor zyrtarisht,dotëthotë që ai akoma nuk ka dërguar shkresë deri në ELEM, për të njoftuar dorëhqejen e tij.

Fatmir Limani është 20 vite në Bashkimin Demokratik për Integrim duke shfrytëzuar të gjitha benifitet e kësaj partie bashkë me dy vellezërit e tij.

Ai ditë më parë u shpreh se do të garojë për kryetar të komunës së Kërçovës si kandidat i pavarur.

Marketing