Faturat e papaguara për ujë mund të paguhen në këste dhe pa interes

N.P. ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup po zbaton aksion për pagesë të borxheve në këste dhe pa interes.

Marketing

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup informojnë se aksioni për pagesë të borxheve në këste pa interes për persona fizikë dhe juridikë është me afat të përcaktuar kohor, duke filluar prej 17 qershorit deri më 31 korrik 2020.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxhe në këtë periudhë që të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve për pagesë të borxheve për më së paku 24 këste, varësisht vlerës së borxhit, pa interes për pagesë të vonuar. Pas skadimit të kësaj periudhe vendimi ndalon të vlejë. Duke e pasur parasysh situatën me virusin korona, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit të të tjerëve, si dhe parandalimin e përhapjes së virusit, bëjmë thirrje për mirëkuptim dhe respektim të të gjitha protokolleve të cilat do të zbatohen nga ana e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, gjatë vizitave në ndërmarrje nga ana e shfrytëzuesve për lidhjen e marrëveshjeve”, thonë nga ndërmarrja publike.

Bëjnë thirrje edhe për respektimin e masave të kujdesit dhe mbrojtjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria: bartjen e obligueshme të maskave, mbajtjen e distancës prej dy metrave dhe dezinfektim të duarve.